MENU
klinika

Serie A, java 15

Milan ndalet në shtëpi nga Torino

09.12.2018 - 22:36

Kur mendohej se Milan mund t’i afrohej edhe vendit të tretë në renditjen e Serie A, kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Torinos, në ndeshjen e fundit të javës së 15-të.

Pavarësisht barazimit 0-0, rastet nuk i kanë munguar dy skuadrave për të shënuar dhe për të marrë tri pikët. Një nga më të pastrit për miqtë ka ardhur në minutën e pestë, por gjuajtja e Iague Falque është devijuar në goditje nga këndi pas një ndërhyrje të jashtëzakonshme të Donnarumma.

Në fundin e pejsës së parë arbitri i ndeshjes ka akorduar një penallti për vendasit, por e ka ndryshuar vendimin pas ndërhyrjes së VAR.   Gjithsesi, kuqezinjtë nuk mund të fajësojnë asnjë tjetër përveç vetes së tyre për fitoren e munguar. Madje, ai që duhet fajësuar është Patrick Cutrone.

Qendërsulmuesi i ri i Milan ka shpërdoruar një rast të artë në minytat e fundit të ndeshjes, duke goditur topin shumë keq pasi ka dalë i vetëm para portierit Sirigu. Ky ka qenë barazimi i katërt radhazi mes këtyre dy ekipeve në ndeshjet e kampionatit.