MENU
klinika

Surpriza që preku këngëtarin

Nuk flet me ta? Mesazhi që mori Luiz Ejlli nga familjarët

19.03.2023 - 12:56

Luiz Ejlli është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga familjarët e tij. Edhe pse ka zgjedhur ta mbajë atë larg vëmendjes së publikut duke nxitur edhe mjaft teori konspirative në rrjet, pas më shumë se 80 ditësh ai ka takuar njërin prej tyre.

Fillimisht Luizi mori një videomesazh nga motra e tij e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me tre vajzat e saj, e motra i dërgoi këngëtarit një mesazh duke e mbështetur në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip.

“Përshëndetje të gjithëve, Luiz të uroj suksese. Ke mbështetjen tonë, vazhdo lojën. Të duam shumë, suksese”, thuhej në mesazhin e tyre, i cili preku pafund këngëtarin.

Por surpriza nuk kishte mbaruar këtu për këngëtarin. Në dhomën e surprizave kishte ardhur enkas nga SHBA, kunati i tij, i cili siç e cilësoi Luizi është kthyer në djalin tjetër të familjes. Kunati i dha një mesazh shumë të ngrohtë, duke i kërkuar konkurrentit të Big Brother Vip që të mbajë premtimin për të fikur dritat në fund të spektaklit.

“Do me ardhur tan bota me të parë, mos me ardh’ unë. Jemi shumë të kënaqur me ty. Na ke bërë shumë krenar. Ke mbështetjen tonë pa kufij. Ke bërë një premtim para botës që do fikësh dritat. Vajzat i ke penalizuar ti, ke thënë që do iki nëse vijnë ato me të parë”, tha ai.