MENU
klinika

“Kiara do ishte kamariere pa Luizin”

Ç’mendojnë ish-banorët dhe opinionistët për çiftin?

26.03.2023 - 12:20

Debati me tone të larta mes Luizit dhe Kiarës që nisi nga një darkë që u organizua për moderatoren dhe Oltën si të nominiarat e kësaj jave, u diskutua këtë Prime.

Banorët panë një klip përmbledhës të debateve, pas të cilit thanë fjalët e tyre edhe Kiara dhe Luizi. Moderatorja sqaroi reagimin e saj në atë moment, ndërsa Luizi preferoo ta mbyllë këtë diskutim vetëm me fjalinë, “Gabova, po e lë me kaq.”

Por asgjë nuk u mbyll, madje një diskutim i ri u krijua mes çiftit për lojën. Kjo erdhi pas deklaratës së Kiarës, e cila tha se “shpesh herë ndjehet sikur Luizi i ka vënë lakun në fyt.”

Opinionistët dhe ish-banorët e “BBV” dhanë mendimet e tyre për debatet mes çiftit.

Zhaku: Kiara ka filluar të luaj. Më duket si një thirrje e fundit e Kiarës, që loja e saj do ndryshojë.

Kiara: Më lëndon shumë një person që më flet me atë lloj gjuhe. Më erdhi më shumë keq që nuk është kënaqur Luizi duke më parë mua të lumtur. Shpesh herë ndjehem me lak në fyt.

Luizi: Gabova, po e lë me kaq. Që nga 25 Dhjetori, çdo gjë e kam bërë jo se më kanë thënë, por se e kam ndjerë. Unë di që çdo gjë e kam për të mirën e të dyve. Nuk ma merrte mendja që Kiara do të ndihej kështu. Nuk e dija që “të paskam vënë lakun në fyt.

Arbër: Kiara ka ardhur me qëllime të tjera këtu. Ka rreth 20-15 ditë që po e ndryshon lojën e saj. Ajo ka menduar se loja me Luizin e favorizon dhe e ka mbajtur gojën të mbyllur për shumë gjëra, sepse ke menduar që kjo marrëdhënie të ka favorizuar. Tani që dole në nominim ndryshove.

Bledi: Këto sjellje Luizi ka 90 ditë që i bën dhe Kiara nuk ka protestuar për sjelljen e tij ndaj vajzave. Sonte është një përpjekje në ajër e Kiarës sepse ajo në sqetullën e Luizit erdhi deri këtu, ndryshe do ishte duke punuar kamariere e do ta shikonte “BBV” nga telefoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luizi merr informacion nga jashtë

“Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës”