MENU
klinika

"Pas kësaj fotoje ti nuk ishe më"

Ronela mes dhimbjes e lotëve kujton personin më të dashur

29.03.2023 - 11:55

Është një nga këngëtaret e cila merr vëmendje për çdo veprim të  saj në botën e muzikës, Ronela Hajati sot mori  vëmendje ndryshe.

Artistja përmes një postimi të ndjeshëm në Instagram ka përkujtuar babain e saj në 10-vjetorin e vdekjes.

Mes fjalësh prekëse Ronela ka shkruar se i mungon shumë babai i saj.

“Kjo është fotoja e fundit që kishim bashkë, sepse pas dy ditësh ti nuk ishe më. Në këtë foto ka shumë sëmundje, shëmti, trishtim, dhimbje.. ka shumë dhimbje në fakt. Por një gjë është e sigurt! Nuk ka asnjë foto që ka aq shumë dashuri sa kjo! Bëhen 10 vite që s’të kam dhe sa do doja vetëm një orë të të përqafoja pak! Kur lutem, pas Zotit te kam ty se e di që ti nuk do largohesh asnjëherë prej meje dhe e di jam njeriu që të ka dashur më shumë në botë! Të dua si përherë Busho!”, ka shkruar këngëtarja.

Përveç këtij postimi, Ronela ka shprehur dhimbjen që ndjen për babin e saj dhe do të dëshironte të ‘shkonte’ tek ai.

Artistja shpesh në intervista ka përmendur faktin se sa e lidhur ishte me të dhe se i mungon shumë.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares është një këngë me tekst spanjisht e cila titullohet “SALVAJE”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mohon lidhjen me Young Zerkën por...

A ka diçka gati Ronela Hajati për dasmë?


Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?