09.04.2023 - 11:17
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston ditën e sotme ditëlindjen. E lindur më 9 prill të vitit 1993, artistja e një sërë hiteve ka mbushur plot 30 vite jetë.
Me këtë rast mes shumë urimeve një dedikim nuk mungoi as nga bashkëshorti i saj, aktori e këngëtari, Bes Kallaku.
Në një foto me të dhe me të bijën, ai shkroi: “Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë. “Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që dyshja janë bashkë prej kohësh, ndërsa dashurinë e tyre vendosën ta kurorëzojnë në martesë vetëm me 2 shtator të vitit 2017. Fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre e vetme, Ajka.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Ija, pika ime e dobët" !