MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Hyka lë Amerikën, do firmosë me Tiranën?

12.12.2018 - 16:21

Pak ditë më parë, u mbyll kampionati amerikan i futbollit dhe klubi i San Jose në një komunikatë për shtyp njoftoi se ka shkëputur marrëdhënien me Jahmir Hykën dhe se për sezonin e ardhshëm ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Mesfushori i Kombëtares ka ardhur në Shqipëri duke përfituar nga kjo periudhë pushimesh, si edhe nga merkatoja e cila hapet pas disa javësh. Megjithatë, pushimet e Hykës janë vetëm stërvitjet dhe ‘Hykachu’ nuk ka humbur kohë.

Ditët e fundit ai ka dalë në stërvitje me ekipin e Tiranës dhe pritet që me bardheblutë të stërvitet deri sa në drejtim të tijin të vijë ndonjë ofertë.

Me shumë gjasa, Hyka do ta nisë aventurën e tij në Europë dhe nuk do të presë më për kampionatin amerikan, duke qenë se ai fillon në muajin mars, ndërkohë që aventurën në Europë mund ta nisë duke filluar nga janari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Goli i tretë për mesfushorin

Hyka shënon në Amerikë, sinjal Panuccit