MENU
klinika

Vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës

A do të dënohet 14-vjeçari në Serbi?

03.05.2023 - 17:46

Sipas Ligjit për të miturit dhe mbrojtjen juridike penale të të miturve, K.K., autori i masakrës më 9 të vrarë në Serbi është penalisht i papërgjegjshëm për shkak se nuk ka mbushur moshën 14 vjeç.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babait të djalit, VK (48), i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën e rëndë kundër Sigurisë së Përgjithshme.

Departamentii për të Mitur i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ka urdhëruar marrjen e dëshmisë nga K.K., në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale dhe që të bëhet kontrolli mjekësor, pas së cilës Qendra do të vendosë se çfarë masash do të marrë më tej në juridiksionin e saj, shkruajnë mediat vendase.

Gjithashtu është urdhëruar që K.K., t’i merret gjak për analiza toksikologjike, për të vërtetuar nëse në momentin e kryerjes së krimit ka qenë nën efektin e alkoolit, narkotikëve apo substancave të tjera psikoaktive. Po ashtu Prokuroria po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e ka marrë armën, si dhe motivet e këtij krimi të rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


14-vjeçari mbajti shënim inicialet e viktimave

Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e letër


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë