Përpos ndeshjeve për ekipet e parë në Champions League, sot janë luajtur edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve për të rinj. Në këto ndeshje ka lënë gjurmë edhe një futbollist shqiptar dhe bëhet fjalë për Meritan Shabanin.
19 vjeçari shënoi edhe në fitoren e sotme 1-2 të bavarezëve ndaj Ajaks U-19. Në këto sfida, Shabani ka treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa në kampionat ai është duke u aktivizuar më shumë në radhët e skuadrës së dytë të Bayern-it.
Shabani ka shënuar sot ndaj holandezëve, por goli i tij nuk ka mjaftuar për të kualifikuar gjermanët, të cilët e kanë mbyllur në vendin e tretë në grupe.
Si për koicidencë, Bayerni ka 11 pikë, po aq sa vendi i dytë dhe i parë që mbahen respektivisht nga Benfica dhe Ajax. Por, duhet theksuar se për shkak të golaverazhit më të mirë, vendin e dytë e ka mbajtur skuadra e Benfica-s U-19.