MENU
klinika

Klubi gjirokastrit

Luftëtari ndryshon drejtorin, kriza mbetet

13.12.2018 - 12:20

Klubi i Luftëtarit të Gjirokastrës nuk u jep zgjidhje problemeve të rrogave të futbollistëve, por ndërkohë ndryshohen herë pas here drejtuesit. Kësisoj, për herë të dytë brenda sezonit, Luftëtari ka ndryshuar drejtorin sportiv.

Më parë ishte Vangjel Çavo që u largua nga drejtuesit e klubit duke i dhënë faturën e dështimit për fillimin e edicionit, ndërsa tani të njëjtin fat e ka Rigels Malile, që mbante këtë detyrë së fundmi.

Në drejtimin e skuadrës tashmë do të jetë Gentian Nora, ai që mbante këtë detyrë edhe dy vite më parë, kur nisi rrugëtimi i suksesshëm në Superiore, por pak nga pak u mënjanua nga drejtuesi aktuale.

Këta të fundit e kanë kthyer përsëri në detyrë Norën, i cili do të jetë më afër skuadrës duke filluar nga sot. Detyra e tij do të jetë shumë e vështirë, pasi do të duhet të bindë futbollistët të qëndrojnë në Gjirokastër edhe pse kanë shumë muaj pa u paguar dhe vështirë se do të gjejnë zgjidhej së shpejti rreth kësaj çështje.

Për momentin, objektivi i klubit është ai që të evitojë eksodin masiv në janar, pasi pjesa më e madhe e titullarëve kanë kërkuar të largohen meqë detyrimet ndaj tyre nuk janë përmbushur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN