MENU
klinika

Përfundon më 31 mars

Fillon liçensimi për 2019-2020, duhen 5 kritere

13.12.2018 - 18:54

Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020.

Proçesi përfundon më 31 mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA. Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proçes.

Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë.

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohet më datë 20 dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhurata për qendrën “Xhonatan”

FSHF mbështet fëmijët me sindromën down