Pas eliminimit të Milanit mbrëmë nga Europa League, UEFA ka dalë sot me komunikatë zyrtare për shtyp në lidhje me vendimin sa i përket mungesës së fair -play financiar nga klubi kuqezi.
Ashtu siç pritej, gjobë, reduktim të organikaës në ndeshjet europiane dhe barazim bilanci deri në sezonin 30 qershor 2021. “Dhoma e arbitrazhit të Organit të UEFA-s për kontrollin financiar të klubit (CFCB) ka marrë vendimin mbi rastin e AC Milan, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (TAS 2018/A/5808, AC Milan kundër UEFA-s).
TAS hodhi poshtë vendimin e Dhomës tonë për të marrë një vendim disiplinor të ashpër dhe rigoroz ndaj Milanit, duke e përjashtuar nga Europa dhe vendosur gjobë. Ndërkohë, ky vendim u anulua dhe kuqezinjtë morën pjesë në këtë Europa League.
Kështu, nëse klubi kuqezi “nuk do të respektojë barazimin e bilancit (arkëtimet dhe shpenzimet) deri më 30 qershor 2021, do të përjashtohet nga kompeticionet e UEFA-s, nëse do të kualifikohej në sezonet 2022/23 dhe 2023/24.
Sakaq, klubit do t’i mbahen 12 mln euro përfitime nga UEFA Europa League 2018-2019. Ndërkohë, nuk mund të regjistrojë më shumë se 21 futbollistë për kompeticionet UEFA 2019/20 e 2020/21. Klubi i Milanit mund të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pra në CAS, ashtu si bëri kohë më parë.