MENU
klinika

VIDEO

Kërkohet shkarkimi i Putin në televizionin shtetëror rus

02.06.2023 - 15:31

Një sulm i paimagjinueshëm ndaj presidentit Vladimir Putin ka ndodhur në televizionin shtetëror rus, ku një politikan kërkoi largimin e tij nga detyra. Opozitari Boris Nadezhdin, i cili e ka kritikuar operacionin special të Rusisë në Ukrainë, që në ditën e tij të parë, u shpreh se rusët duhet të zgjedhin një lider të ri në zgjedhjet e vitit 2024.

“Duhet të zgjedhim dikë tjetër dhe jo Putinin. Pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh opozitari rus.

Sipas ekspertëve britanikë, kjo është hera e parë që dikush kërkon largimin e Putinit nga televizioni shtetëror rus, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.

Më tej, Nedazhdin shtoi se nën regjimin e Putin nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që Rusia të kthehet në Europë.

“Na duhet të zgjedhim një drejtues ndryshe që do ta qeverisë vendin dhe do të ndalë këtë luftë në Ukrainë. Na duhet një qeveri ndryshe që do ta lejojë Rusinë të rindërtojë marrëdhëniet me vendet e BE-së”, shtoi Nedazhdin.

Drejtuesi i emisionit, Ivan Trushkin, një propagandist i njohur i Putin u përpoq që ta ndërpriste Nadezhdin, duke thënë se i priste të gjitha këto fjalë të tij.