14.12.2018 - 14:01
Pas miratimit të pakos së ligjeve që e bën Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe transferimin e FSK-së në Ushtri, i pari që ka uruar është ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, uroi në një postim në Instagram, teksa ka shkruar se ndihet i lumtur me formimin e kësaj ushtrie.
“Urime krijimit të Ushtrisë së Kosovës, një e drejtë e jona e natyrshme, synim që ka paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Kjo ushtri gjithashtu do t’i kontribuojë edhe ruajtjes paqes dhe sigurisë në vende të ndryshme të rajonit dhe botës, duke qenë në një të ardhme të shpejtë si pjesë e NATO-s”, – ka shkruar Cana.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prezantimi i filmit “Lorik”
“Lorik Cana 5”, legjenda kuqezi rrëfen objektivat
Flet ish-kapiteni Lorik Cana
“Kombëtarja e futi Shqipërinë në hartën e botës”
Rrëfimi i ish-kapitenit
Cana: Do blej një klub, por s’bëhem trajner
Çmimi në mbrëmjen Gala’