MENU
klinika

"Kishte një nxitim për të votuar për datën 15 Korrik"

Tensionet në PD, Gazment Bardhi tregon prapaskenat e mbledhjes

08.06.2023 - 21:35

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar mbrëmjen e sotme prapaskenat e mbledhje së mbajtur dy ditë më parë në PD që u pasua me tensione dhe kërcënime nga militantët jashtë dyerve të sallës.

Bardhi u shpreh në një intervistë në emisionin “Log” në Panorama TV se në momentin kur ka marrë fjalën në mbledhje, disa kolegë, anëtarë të kryesisë kanë tentuar ta pengojnë të marrë fjalën.

Ai u shpreh se ka pasur një nxitim nga një grup deputetësh për të votuar datën 15 Korrik si ditën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Kemi debatuar rreth 9 orë dhe e gjithë ngjarja ka të bëjë me akte që kanë ndodhur jashtë sallës ku zhvillohet mbledhja në selinë e Partisë Demokratike në ambientet e jashtme. Duhet të sqaroj fillimisht qëndrimin që e unë kam pasur në mbledhjen e kryesisë së partisë dhe arsyet pse jam larguar. Para e të mblidhet kryesia është mbledhur grupi parlamentar.

Diskutimi është përqendruar te të dyja platformat e propozuara. Unë kam qenë i mendimit bashkë me një pjesë të kolegëve që ishin prezentë në mbledhje që ne duhet të diskutojmë mbi meritën e këtyre propozimeve. Kolegë të tjerë kanë qenë aktivë për të gjetur një rrugë që e nxirrte kryesinë e PD me një vendim unanim. Kur unë kisha marrë fjalën dhe isha duke folur i fundit, disa anëtarë të kryesisë që e kishin me shumë nxitim votimin e një versioni kanë penguar fjalën edhe pse secili prej tyre kishte folur 20 herë gjatë mbledhjes dhe unë kisha mbajtur vetëm shënime. Ky është një fakt i pamohueshëm. Mbledhja re kryesisë është e regjistruar me audio. Nuk ka pasur tension në mbledhje, Tensioni i krijuar kur Bejko tha ka mbajtur qëndrimet shënim dhe ka gjetur një formulë që i përafron. Kam kërkuar shpjegime për propozimin e tij.

Kam pasur ndërhyrje për të mos më lejuar të flas nga disa kolegë. Kishte një nxitim që të votojmë ndërkohë që nuk kishim mbaruar. Nuk ka rëndësi emri por vërtetësia e asaj që ndodhi. Do duhet të votonim pa përfunduar diskutimet ndërkohë që kishte një kërkesës nga Godole që ta ndërpresim mbledhjen dhe të mblidhemi në mëngjes dhe këtu kishte një nxitim për të votuar versionin që zgjedhjet për kryetar partie të mbahen në datë 15 korrik. Kishte disa versione. Pozicioni i grupit parlamentar ishte koherent. Ne kemi për të detyrë për të bashkuar bazën e Partisë Demokratike”, deklaroi Bardhi.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!