Në një kohë që studentët protestojnë para godinës së Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i është ndarë në asnjë moment rrjeteve sociale.
Së fundmi me një mesazh drejtuar studentëve ‘Kur do e lëmë pra?‘, Rama ka ndarë një video teksa kërcen nën tingujt e këngës “Të pres” të Elita 5.
“Jo keq dhe kjo jo keq”, shkruan kryeministri, Edi Rama krahas videos së montuar, të cilën me siguri ia kanë dërguar në inboks.
Studentët nga ana tjetër, në ditën e 10-të protestës kanë hedhur poshtë çdo mundësi dialogu me kryeministrin, ndërsa këekojnë me ngulm vetëm plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
Studentët kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një protestë mbarëkombëtare, ku kauzës së tyre pritet t’i bashkohen edhe qytetetarët.