Kreu i kompanisë mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ai “nuk ishte i sigurt” se forcat e tij do të mbeteshin në Ukrainë pas pushtimit të qytetit lindor të Bakhmut pas muajsh luftimesh, shkruajnë mediat e huaja.
Gjithashtu Prigozhin tha se mercenarët e tij nuk do të nënshkruanin asnjë kontratë me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ministria e Mbrojtjes nuk e përmendi Wagnerin në njoftimin e saj, mediat ruse besojnë se kjo është një përpjekje e Sergei Shoigu për të vënë nën kontrollin e tij organizatën mercenare.
Prigozhin tha se Wagner i është bashkuar sistemit të përgjithshëm dhe është plotësisht i nënshtruar ndaj interesave të Rusisë, por struktura e tij administrative shumë efektive do të dëmtohet nëse vihet nën urdhrat e Shoigut.