MENU
klinika

Arti kontemporan

Agon Nimani vjen me ekspozitë ndryshe në Kosovë

15.12.2018 - 15:20

Një realitet sipër dhe mbi një realitet të zakonshëm u paraqit mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Kosovë, apo në galeria ‘Qafa” nga artisti Agon Nimani. 

Ai hapi një ekspozitë mbi artin kontemporan nëpërmjet fotografisë. Karakteristikë e këtij artisti ishte fotografimi nga lart i objekteve të ndryshme për ta sjellë atë në formë arti dhe për t’u vlerësuar nga artadashësit.

Si artist ai mendon sipër të zakonshmes, aty ku shfaqen problematikat dhe bukuria e natyrës, njeriut. Ai do të shprehë fenomene si mbetjet toksike, korruspioni, ndotja e ambientit,  dhe ndërthurjen e këtyre me kompozimin e objekteve nëpërmjet fotografisë.

Këto ndërthuren me bukuritë e Kosovës aq natyrshëm dhe kjo është magjia që ai sjell nëpërmjet artit të tij. Metodat për mbledhjen e këtyre elementëve vjen edhe nëpërmjet dronëve që e formojnë më ndryshe fotografinë në 2 dimesional.

Kjo sipas tij është përtej asaj që shohim në përditshmëri, në një pamje realiteti të hapësirave ku na zë syri. Këto vijnë nëpërmjet disa hapësirave të papara, të problematikave të paanalizuara dhe të një bashkëveprimi që mbush dhe mendimin më në plotësi. Vjen e përsoset edhe nëpërmjet teknologjisë ku ai është i specializuar.

Në shumësinë e objekteve që ai ka marrë në fotografim është dhe termocentralin B në Kosovë, makinat e vjetra apo çatitë e  tregut lokal etj. Ai bën një kombinim të këtyre objekteve për ti sjellë ato si një kompozim që japin mesazhe dhe imazhe mbreslënëse.

Kuratori i kësaj ekspozite është Burim Myftiu. Ai e vlerëson shumë këtë si një art bashkëkohor dhe një qasje ndryshe për artin në përgjithësi. Fotografia mudn të jetë art ne qoftë se objektet mund të ndërthyren për  t’i dhënë frymë ideve.

Ajo mund të vijë si formë unike nëpërmjet kompozimit të ideve të shumë viteve punë të artistit.

Ajo shprehje e talentit që lind brenda një njeriu që dashuron artin. Agon Nimani e përdor transformimin e objekteve, të kohës dhe të natyrës urbane për ta rikthyer atë në art.

Sipas tij, fotografi Agon Nimani në mënyrë mahnitëse përdorë fotografinë në transformimin e ambienteve të natyrës dhe atyre urbane në tablo magjepse abstrakte që formojnë objektet në një artit modern. Për këtë ekspozitë kuratori shprehet se:

“Ai e paraqet botën tonë në një version të habitshëm dy-dimensional të asaj që ne mendojmë se e dimë”.

Agon Nimani është specializuar në fushën e Multimediave, në Bournemouth Arts Institute në Britani të madhe.

Ai është autori i disa ekspozitave individuale si dhe pjesëmarrës edhe në ekspozita kolektive si në Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Stamboll, Vjenë e etj.

Ka marrë çmime të ndryshme, që nga Filatelia e Kosovës, Salloni i Nëntorit, Fotografia më e mirë në konkursin për fotografi nga ajri “Skypixel”, Shenzen 2015.

Ai ka qenë Finalist për filmin më të mirë në “DroneUp International Film Festival”, në konkursin “Eco Kosova UNDP” ka fituar çmimin e parë për fotografinë më të mirë, gjithashtu  çmimin e parë në konkursin ‘Colours of Albania’ etj.

Është vëllai i Alban Nimanit, pedagogut të Fakultetit të Arteve te dega e kantos. Agon Nimani ka qenë edhe këngëtar te grupi ‘’Asgjë sikur dielli’’.  Vjen gjithashtu tashmë edhe si artist që di të lozë bukur me artin e fotografisë.

Kjo ekspozitë vjen në këtë fund viti të ftohtë si një shije ndryshe dhe njëkohësisht e kohës në Kosovë, një ekspozitë që do shijuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN