MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 17

Laçi i fortë, rikthen Tiranën te disfatat

15.12.2018 - 15:56

Tirana rikthehet shumë shpejt te humbjet. Pas fitores së thellë ndaj Kastriotit, bardheblutë janë mposhtur 2-1 nga Laçi, me këtë të fundit që luante në fushën e vet. Kurbinasit tregohen edhe njëherë kockë e fortë dhe jo më kot kërkojnë një vend në Europë, ndërsa Tirana vijon të vuajë në fund.

Vendasit janë shfaqur shumë të rrezikshëm në pjesën e parë, teksa kanë shënuar dy gola. Së pari, është Shtubina i harruar në zonë që realizon me kokë, kur po regjistrohej minuta e 14-të.

Në minutën e 22-të kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë me anë të Fangaj, ndërsa Tirana shumë pak herë është treguar e rrezikshme. Fraksioni i parë mbyllet në avantazhin e dy golave të Laçit.

Në të dytën, trajneri Mema bën dy zëvendësime të shpejta dhe reagimi i Tiranës shpërblehet në minutën e 73-të, kur Hasani ngushton diferencën në 2-1 dhe hap totalisht ndeshjen.

Pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve, kurbinasit mbrohen mirë dhe marrin një fitore me mjaf vlera, e para për trajnerin e ri Besnik Prenga, që zëvendësoi Migen Memellin e larguar pas humbjes në Vlorë.

LAÇI – TIRANA   2-1

Shtubina 14‘, Fangaj 22’/ Hasani 73′

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Berisha (Altiparmakovski 49′), Xhixha, Shtubina. Trajner: Besnik Prenga.

Tirana: Abibi, Doka (Ngo 46′), Hoxhallari, Turtulli, Imami, Daja, Mauexhe, Karabeci (Kërçiku 46′), Blazhevski (Halili 65′), Hasani, Greca. Trajner: Ardian Mema.

Kartonë të verdhë: Xhixha 6′, Sefgjini  35’/ Doka 13′, Ngo 62′

Gjyqtarë: Ardian Beqiri Egin Doda, Ilir Tartari, Emirion Sino

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN