MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta dallojmë gjakderdhjen (hemorragjinë) nga ngushtim i enëve të gjakut?

25.06.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund ta dallojmë gjakderdhjen (hemorragjinë) nga ngushtim i enëve të gjakut?

Mjeku: I sëmuri që është me hemorragji, zakonisht është i skuqur në fytyrë, turbullimet e vetëdijes janë më të theksuara. Por përveç turbullimeve të vetëdijes, i sëmuri mund të ketë temperaturë të lartë dhe të menjëhershme, sepse gjakderdhja (gjaku që bie në tru) në këto raste bëhet trup i huaj dhe krijon temperaturë të lartë, pavarësisht se është po gjaku i tij.

Ndërsa në rastin e një aksidenti iskemik (ngushtim të enëve të gjakut të trurit) zakonisht të sëmurët janë të zbehtë në fytyrë. Ajo çka e diferencon nga gjakderdhja janë turbullimet e vetëdijes të cilat janë më të lehta, madje ndonjëherë individi mund të mos ketë turbullime fare.

Në të dyja rastet ajo çfarë ndodh, është paraliza (domethënë dorë-këmbë të njërës anë nuk lëvizin), përveç kësaj në të dyja rastet, qoftë në rastin e një hemorragjie apo qoftë në rastin e zënies së enëve të gjakut, kemi kriza të sëmundjes së tokës që ndryshe njihet si epilepsia vaskulare.

E përmbledhur shkurtimisht, të gjitha turbullimet e ekuilibrit, të përzierat, dhembja e kokës, zhurmat në vesh etj janë shenja jo vetëm paralajmëruese, por që tregojnë gjithashtu që ka filluar dhe një çrregullim i qarkullimit të gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.