MENU
klinika

Franca në alarm të kuq nga protestat

Macron i kërkohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, 471 në pranga

01.07.2023 - 09:00

Presidenti Macron u përball me thirrjet për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme pasi vendi po futet në natën e katërt të kaosit pas protestave për vrasjen e 17-vjeçarit.

Mijëra persona plaçkitën disa nga qytetet kryesore të Francës, ndërsa policia lokale deklaroi se ata janë arrestuar, mirëpo ka dhe të tjerë që janë ende kërcënim.

Zyra e Jashtme e Britanisë lëshoi ​​​​një alarm për turistët që mendonin të udhëtonin në Francë, pasi dhuna vazhdoi të thellohej pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk, i cila u ‘ekzekutua’ nga policia franceze.

Funerali i adoleshentit po mbahet sot në sfondin e pjesëve të mëdha të Francës duke u përfshirë nga zjarret, dhuna dhe trazirat shkatërruese.

Mbrëmë në rrugët publike ka pasur më shumë se 3800 zjarre, ndërsa më shumë se 500 ndërtesa janë djegur. 45,000 oficerë u vendosën në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë kontrollin. Por presidenti francez është kritikuar se nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt.

Eric Ciotti, kreu i Partisë Republikane tha se vendi i tij “është në buzë të një gremine” dhe se “ne duhet të bëjmë një luftë të pamëshirshme kundër dhunës dhe të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme në të gjitha zonat e prekura”.

Inteligjenca e brendshme e parë nga gazeta franceze Le Monde ka paralajmëruar gjithashtu presidentin se trazirat mund të bëhen gjithnjë e më të ‘përhapura’ dhe të vazhdojnë për ‘netët e ardhshme’.

Dy nga sindikatat më të mëdha të policisë në vend kanë kërcënuar me revoltë nëse Macron nuk rivendos rendin.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën