Mijëra protestues në Itali kanë dalë në rrugë për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve. Ata marshuan nëpër rrugët e Romës të shtunën për të protestuar ndaj ligjeve të reja anti-migrante të Italisë.
Qeveria e re e Italisë ka mbajtur një qëndrim të ashpër mbi emigrantët, madje kohët e fundit, kreu i Lidhjes dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, morën një masë për të “shtrënguar” ligjet e azilit.
Dekreti i ashtuquajtur Salvini heq mbrojtjen humanitare për emigrantët që nuk janë miratuar për statusin e refugjatëve, por që nuk mund të dëbohen.
Rreth 25 për qind e azilkërkuesve kanë leje dyvjeçare për mbrojtjen humanitare, duke u lejuar atyre të banojnë në qendrat e pritjes shtetërore, trajnimet, programet arsimore dhe mundësitë për të gjetur punë.
Dekreti akoma lejon që migrantët e caktuar të marrin leje qëndrimi “të posaçme” nëse kanë problem serioze shëndetësore, janë viktima të dhunës në familje, shfrytëzimit të punës ose trafikimit, dhe atyre që janë larguarr nga një fatkeqësi natyrore në vendet e tyre.
Dekreti gjithashtu paraqet një procedurë të re për të shpejtuar ndjekjen e dëbimit të azilkërkuesve “të rrezikshëm”.
Protestuesit të shtunën u organizuan nga bashkimi USB dhe nga e majta Potere al Popolo (Fuqia për popullin). Ata këndonin slogane si “Stop Racizmi” dhe “Jo Salvini”.
Këshilli Italian i Refugjatëve ka thënë se është “i shqetësuar seriozisht” nga ligji i ri.
Këtë vit rreth 22.500 emigrantë zbarkuan në brigjet e Italisë, duke përfaqësuar një rënie prej më shumë se 80 përqind krahasuar me vitin 2017.