MENU
klinika

Reagim ndaj Rezolutës

Vuçiç: Prishtina i mbylli derën dialogut

16.12.2018 - 14:54

Pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë, por reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte i menjëhershëm.

Vuçiç gjatë një interviste për një televizion serb TV Prva, deklaroi se me miratimin e rezolutës në Parlamentin e Kosovës, Prishtina e mbylli derën e dialogut.

Kjo rezolutë përmban tre elementë kyç, që secila marrëveshje duhet të çojë drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, se nuk ka ndryshim kufijsh, çka nënkupton se Kosova duhet të njihet brenda kufijve të tanishëm, dhe se duhet të ruhet integriteti territorial i Kosovës sipas parimit unitar, që nënkupton se disa pjesë të territorit nuk mund të kenë autonomi. Pra, me këtë dokument ata qartë thanë qarte se i duan të gjitha dhe me çdo çmim”, u shpreh Vuçiç.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, ditën e shtunë ka miratuar Projektrezolutën që lidhet me dialogun Kosovë-Serbi. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!