Skënderbeu humb brenda në shtëpi në për të dytën herë radhazi dhe korçarët tashmë janë në krizë, duke përfshirë edhe problemet financiare. Luftëtari triumfon me një 11-metërsh në fund, për të mbyllur ndeshjen 3-2.
Takimi nisi mirë për vendasit, me Bregun, i cili gjeti golin i ndihmuar dhe nga një devijim i një prej lojtarëve të gjirokastritëve. Zgjat shumë pak festa e vendasve, pasi mendon për t’u ngirë buzëqeshjen Demo, i cili me një tentativë nga distanca arrin të mposhtë Teqen.
Ishte festivali i golave, pasi pak minuta më vonë është Radas, i cili në tentativë për të larguar topin, e çon në fundin rrjetës së tij. Përmbysje e çmendur nga bluzinjtë, të cilët i gëzohen avantazhit. Devi Bregu mendoi për t’i ngritur pak temperaturat në Korçë, pasi ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke shënuar dhe golin e katërt në këtë ndeshje dhe të dytin personal.
Ndeshje emocionuese dhe me raste të pastra nga të dyja ekipet. Demte mund të kishte shënuar dhe golin e tretë për vendasit, por pasi kaloi disa lojtarë kundërshtar, nuk arriti të mposhte dot Ruçin.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me skuadrat që luanin hapur dhe menduan që të dhurojnë spektakël për tifozët. U desh minuta e 85-të që të regjistrohej dhe momenti më delikat i ndeshjes, me Ymerajn që u ndal nga Sambou dhe gjyqtari menjëherë akordoi një 11-metërsh. Një rast i diskutueshëm. Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe realizon edhe golin e tretë për skuadrën e tij.
SKËNDERBEU – LUFTËTARI 2-3
Bregu 10′, 25’/ Demo 12′, Radas 18′ (aut.), Shkurtaj 85′ (11-m)
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Sambou, Aliti, Lulaj, Muzaka (Abazi 76′), Demte (Guxh 44′), Fili, Bregu, Guindo. Trajner: Orges Shehi.
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Demo, Milosavljev (Ymeraj 57′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.
Kartonë të verdhë: Bregu 57′, Radas 57’/ Ruçi 41′
Gjyqtarë: Hermal Llapra, Renato Malaj, Nuri Rrapaj, Olsid Ferataj.