MENU
klinika

Kundërshton ish-kryeministrin Tony Blair

Brexit/ Theresa May: Nuk do të ketë referendum tjetër

17.12.2018 - 09:47

Mbajtja e një referendumi tjetër mbi BE do të “thyejë besimin e popullit britanik”, Theresa May paralajmëroi deputetët.

Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair janë mes atyre që kërkojnë një referendum të ri nëse deputetët nuk mund të bien dakord.

Por kryeministrja e tanishme argumentoi se do të bënte “dëm të pariparueshëm për integritetin e politikës britanike” dhe nuk do ta linte Britaninë të përparonte.

Blair tha javën e kaluar se, ai admironte vendosmërinë e Theresa Mayt për marrëveshjen e saj, por tha se edhe pas 30 muaj bisedimesh, dhe me qeverinë në “një rrëmujë”, duhet të gjendej një zgjidhje.

Por May do t’i tregojë deputetëve të hënën: “Le të mos e thyejmë besimin e popullit britanik duke u përpjekur për një referendum tjetër.

Të dielën ajo tha se mbështetja e Blair për një referendum tjetër ishte “një fyerje ndaj zyrës që e mbajti një here referendumin” dhe ky ishte një sulm ndaj negociatave të Brexit.

Ndërkohë, duke shkruar në kolonën e tij të Daily Telegraph, ish-sekretari i jashtëm Boris Xhonson tha se një referendum i dytë do të “nxiste ndjenja të menjëhershme, të thella dhe të pashmangshme të tradhëtisë”.

Kryeministrja May mori pjesë në takimin e javës së kaluar në samitin e Këshillit Europian, ku ajo bëri një apel për krerët e BE për të ndihmuar për marrëveshjen.

Ajo kishte kërkuar garanci ligjore mbi planin e diskutueshëm “backstop” për të parandaluar një kufi të vështirë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje tregtare. Por krerët e BE i thanë asaj se marrëveshja e negociuar e tërheqjes “nuk ishte e hapur për rinegociim”, edhe pse disa sqarime ishin të mundshme.

May tha të premten se bisedimet e saj me udhëheqësit e BE kishin treguar se “sqarimi dhe diskutimi i mëtejshëm” ishte i mundur dhe se Britania e Madhe do të “punonte me shpejtësi gjatë ditëve të ardhshme”.

Por udhëheqësi i Laburistëve Jeremy Corbyn tha se marrëveshja e saj tani ishte “e vdekur në ujë” dhe kryeministrja kishte “dështuar plotësisht në përpjekjet e saj për ndonjë ndryshim kuptimplotë”.

Kishte raportime në gazetat e së dielës se dy nga aleatët kryesorë të zonjës Maj po planifikonin një tjetër referendum, në rast se marrëveshja e saj nuk mund të marrë mbështetjen e deputetëve, por kjo nuk u pohua prej tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…