MENU
klinika

“Duket një grua e këndshme dhe e butë por…”

Eksperti mbretëror zbulon anën e ‘errët’ të Kate Middleton

25.07.2023 - 10:56

Dukesha Kate Middleton mund të shfaqet gjithmonë e qeshur dhe e dashur në daljet e saj publike, por duket se brenda pallatit mbretëror nuk është aspak kështu.

Eksperti mbretëror Valentine Loëe foli për Page Six duke u shprehur se 41-vjeçarja “është shumë më e ashpër nga sa të tjerët mendojnë”.

“Gjëja interesante është se, në prapaskenë, ajo është shumë më e fortë, shumë më e ashpër nga sa mendojmë. Ajo është kjo grua e këndshme, e cila vishet bukur, buzëqesh bukur dhe ofron punë bamirëse. Shumë mendojnë se ajo është e butë”– u shpreh ai.

Ai më pas foli dhe për akuzat e Harry-t dhe Meghan-it në intervistën e tyre me Oprah Winfrey, ku ata folën për “keqtrajtim” ku dukesha e Sussex-it gjithashtu pretendoi se Middleton ishte ajo që e bëri të qante për fustanet e vajzave me lule për martesën e saj me Harry-n në vitin 2018 dhe jo anasjelltas, siç u raportua më parë.

“E gjithë familja është e pikëlluar kur mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry-n dhe Meghan-in. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese”, thuhej në deklaratën e Mbretëreshës Elizabeth II në atë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej kohësh larg Familjes Mbretërore

A do të rikthehet Meghan Markle në Angli?


Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit