Këngëtarja e njohur Barbana Dini e cila prej vitesh jeton dhe punon në Amerikë së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë partneri i saj, Eli Parubi me anë të disa fotove ku këngëtarja shihet me barkun e rrumbullakosur. Sakaq ai e ka uruar Barbanën dhe të ëmën e tij për ‘Ditën e nënës’ ku krahas imazhit shkruan: “Gëzuar ditën e nënës për nënën time dhe për nënën e fëmijës tim”.
Mirëpoi së fundmi gjatë një interviste për revistën “Who” , këngëtarja ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale.
Ajo tha se gjithmonë ka ëndërruar që fëmija i parë i saj të jetë vajzë dhe këtë ëndërr zoti ia ka plotësuar pasi së shpejti dyshja do të bëhen prindër të një vajze.
“Është vajzëëë! Dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Kam ëndërruar gjithmonë, sidomos për fëmijën e parë që ta kisha vajzë dhe kështu ndodhi. Faleminderit zotit për këtë bekim”, u shpreh artistja.
Ndër të tjera ajo foli edhe për planet për dasmë, ndërsa u shpreh se së shpejti ajo do ia plotësojë dëshirën partneri të saj për ta kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni të vogël.
“Bashkëshorti im ka shumë dëshirë që ne të bëjmë dasmë. Unë sigurisht dua që një ditë t’ia plotësoj këtë dëshirë, ndoshta me një ceremoni të vogël. Mbetet një nga planet e së ardhmes.”- tha Barbana.