MENU
klinika

Arrestohet një 42-vjeçar

Megaoperacioni “Imazhi”/ Asgjësohen 338 bimë narkotike në Lezhë

26.07.2023 - 11:35

Ditën e sotme janë asgjësuar 338 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të kultivuara në një parcelë toke në fshatin Gjadër të Lezhës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bimët narkotike u asgjësuan në kuadër të operacionit të koduar “imazhi”.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar edhe autori i dyshuar, 42-vjeçar, i kultivimit të këtyre bimëve.

Njoftimi i policisë:
Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 31-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Burg 10 të arrestuarve, 3 lihen në ‘arrest shtëpie’

“Kepi i Vozajve”/ Megaoperacioni i antidrogës në Mat

Masa për 27 të arrestuarit dy ditë më parë

“Blindohet” gjykata e Vlorës!