Një prej të plagosurve nga sherri në Sukth të Durrësit, Paulin Kaçi flet e ndërsa tregon edhe si ndodhi ngjarja. Ai thotë se ishin vëllezërit Nikolla ata që dhunuan babin e tyre, Pjetër Kaçin. Konflikti bëhet për rrugën në lagje, ndërsa Paulin Kaçi i bën thirrje gjykatës që të marrin urdhër mbrojtjeje, pasi kanë frikë se sherri me vëllezërit Nikolla mund të agravojë sërish. Ai thotë se kanë prej rreth 6 muajsh debate dhe se vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht.
“Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime. Kanë dalë para për me gjujt babanë, gjithë si vëllezërit. Kemi ardhur ne kemi bërë debat dhe ka nis dhuna me shkopinj. Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, afti ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë.
I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij. Institucionet të marrin masa për këtë çështje që të mos bëhet ndonjë gjë më e madhe që të marrë përshkallëzim”, tha ai.