MENU
klinika

Avokati: Mund të ketë fatin e Haradinajt, por pritet…

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, gazetari: Mos të pranohet ekstradimi i tij drejt Kosovës

02.08.2023 - 21:25

Gazetari Igli Çelmeta dhe avokati Tom Gashi kanë komentuar arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj dy ditë më parë pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës.

Çelmeta te ‘News24’ tha se autoritetet shqiptare nuk duhet të pranojnë ekstradimin e Dritan Goxhajt, duke shtuar se ish-luftëtari i UÇK nuk ka kryer asnjë krim.

“Autoritetet shqiptare nuk duhet të pranojnë ekstradimin e Dritam Goxhaj në Gjykatën Speciale të Hagës, do të ishte një skandal. Duhet bërë edhe një zbutje e masës së sigurisë së Dritan Goxhaj. Është hera e parë që Gjykata Speciale kryen një arrestim në territorin shqiptar pa prova dhe thjesht nga një postim në “Facebook”, ka thënë gazetari Igli Çelmeta.

Ndërsa avokati Gashi tha se vendimi është apeluar dhe pritet se do të vendosin gjykatat më të larta dhe se do të jetë ministri i Drejtësisë ai që do të ketë edhe vendimin final nëse do të ekstradohet apo jo.

“Isha në Shqipëri momentin që u bë publike. Është shumë e rëndë, gjykata speciale është antikombëtare. Për Dritanin ne dimë vetëm aq sa është thënë në media sepse Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje. Gjykata është votuar nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, dhe ligjet e Kosovës në atë gjykatë thuajse nuk vlen asgjë. Dritani thuajse ka fatin e njëjtë të zotit Haradinaj që u arrestua në shtator të 2020”, tha Gashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin