Elementi që i jep një “prekje” elegante stilit të veshjes këtë sezon dhe duket si një rikthim i tendencave në vitet ’90, janë pulovrat në formë jeleku. Pa mëngë, me jakë të theksuar V, me thurje apo lojë ngjyrash, një gjë është e sigurt: Pulovrat duhet të jenë pjesë e gardërobës suaj, vajza!
Lehtësisht të kombinueshme, të veshura sipër një këmishe, poshtë një xhakete lëkure, me një fund të gjatë apo me pantallona xhins e me xhepa të mëdhenj anash, gama e kombinimeve të pulovrave është e konsiderueshme.
Përpara se të mendoni ju për modelin e duhur të pulovrës në formë jeleku që duhet të vishni këtë vjeshtë, ne sjellim 10+ ide të frymëzuara nga street style dhe gocat plot hijeshi!