“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ngjirja, çfarë duhet të bëjmë praktikisht
Mjeku: Në çdo rast ngjirjeje, qoftë kjo akute apo kronike, rekomandohet “kura e heshtjes”; heshtja duhet të jetë më absolutja e mundshme, që ta qetësojë vërtet laringun, që me kordat e tij zanore përbën organin e të folurit.
Në rastin e laringjitit akut duhen thithur ujëra alkalie, të pasura me kripëra kalciumi dhe bikarbonate, p.sh, dhe tymosje me avuj balsamikë dhe dekongjestionantë me vajisje me tub dhe mentol.
-Në rastin e laringjitit kronik, lëreni përfundimisht duhanin, bëni vaksina kundër sekretimeve, merrni substanca për lëngëzimin e sekretimeve të ngurtësuara që bllokojnë kordat zanore dhe bëni pushime pranë stacioneve termale të specializuara për kurën e sëmundjeve të frymëmarrjes.
-Në rast të abuzimit me organet vokale (këngëtarë, mësues, predikues) me zhvillim të moduleve, të polipeve, të papilomave, mos iu shmangni ndërhyrjes së vogël kirurgjikale duke gënjyer veten me medikamente (ngjanjëherë kjo ndërhyrje mund të jetë ambulatore, pa shtrim në spial).
-Në çdo rast ngjirjeje që zgjat pa përmirësim përtej 15 ditësh, mos hezitoni t’i drejtoheni specialistit për një vizitë otorinolaringoriatrike më të thelluar; edhe pse në shumicën e rasteve kjo është një masë e padobishme, është e vetmja mundësi për një diagnostikim të hershëm dhe për një kurim të plotë të tumoreve malinjë të laringut (që sot kurohen me sukses të plotë).
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.