MENU
klinika

Në Akademinë e Shkencave

Dokumentari mbi veprën e Çajupit

28.10.2023 - 12:01

Në ambientet e Akademisë së Shkencave u dha Premiera e filmit Dokumentar “Çajupi, Poeti i Atdheut, Poeti i Dashurisë”.

Ky film me skenar dhe regji nga Eli Bici ishte mbështetur në kolanën e librave të Çajupit, nga Akademikët Jorgo Bulo dhe Rexhep Qose.

“Vepra e Çajupit ngjan me një sënduq të madh që sa herë ta hapësh ,nxjerr nga një xhevair. Dhe nga ky sënduq realizuesit shkëputën një tufë poezi, të menduara si arritje përsosmërie artistike, por që përkojnë me periudhat e vështira të fund rilindjes dhe fillim realizmit të kombit shqiptar”, u shpreh autorja e veprës.

Poezitë erdhën në formën e mikrofilmave, më të gjitha komponentet, në vidiot, audiot, muzikën, montazhin, që mbajnë Emrat e Shkëlzen Sinanit, Pranvera Katit, dhe Endrit Xibrit.

Filmi u prit me emocion dhe duartrokitje në sallën e mbushur plot.

Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës