Duhani konsiderohet si një ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të njeriut.
Për shkak të tij, njerëzit vuajnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mund të mos ngopet dot me frymë.
Por ekspertët kanë zbuluar një armik më të madh se duhani.
Bëhet fjalë për ushqimet e shpejta: sufllaqet, paninet, hamburgerat, proshutat, patatet e skuqura , ëmbëlsirave industriale e të tjerë.
Një studim amerikan konfirmon se ngrënia e ushqimeve të një cilësie jo të mirë vret më shpejt se duhani.
Të jemi të qartë, ushqimet e shpejta nuk janë konsideruar kurrë një alternativë e shëndetshme por ekspertët po zbulojnë gjithnjë e më shumë rreth tyre.
Ngrënia pa mendje në mesnatë ose edhe gjatë ditës e patatinave, pijeve të gazuara, ëmbëlsirave, panineve e sufllaqeve është një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit.
Ushqimet e Shpejta Vrasin Më Shpejt
Studimet amerikane kanë konfirmuar se kufizimi i këtyre ushqimeve do të kursente plot 11 milion jetë.
Duhani shkakton 8 milion vdekje në vit ndërsa tensioni i lartë i gjakut si pasojë e ushqimit të keq i merr jetën 11 milion njerëzve.
Sipas studimit, të rinjtë janë më të rrezikuar sepse ata janë konsumatorët më të mëdhenj të këtyre ushqimeve.
Ushqimet e shpejta ofrojnë kalori e yndyrna dhe asnjë ushqyes të nevojshëm siç është në rastin e perimeve dhe frutave.
Mungesa e një regjimi të shëndetshëm ushqimor rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut në zemër dhe diabetin e tipit 2.
Ekspertët thonë se nëse nuk hiqni dorë plotësisht nga këto ushqime, përpiquni të vendosni disa ekuilibra në të mirë të shëndetit.
Për shembull, nëse jeni dashamirës të patateve të skuqura, vendosni disa kufij. Ju mund të hani 6 patate të skuqura në ditë për sa kohë i kombinoni ato me një sallatë shumëngjyrëshe e të pasur në vlera.
Më Shumë Njerëz Të Shëndoshë Në Vendet e Pasura
Studimi amerikan zbuloi gjithashtu një faktor interesant.
Njerëzit që jetojnë në vende të zhvilluara e të pasura jetojnë më keq në aspektin ushqimor.
Ata konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara se njerëzit në vendet në zhvillim ku konsumi i drithërave dhe perimeve është më i lartë.