Reperja e njohur, Nicki Minaj në podcastin “Run-Through With Vogue” ka rrëfyer për kopertinën e re të revistës së saj, amësinë dhe operacionet plastike.
“Unë ju garantoj se nëse ndryshoni diçka në trupin tuaj dhe bëni diçka kirurgjikale dhe të gjitha këto, ju do të – me shumë mundësi, jo patjetër, ka shumë të ngjarë – të shikoni prapa një ditë dhe të thoni, ‘Isha mirë ashtu siç isha”, tha ajo.
Dhe shtoi: “Dhe kjo më ndodhi edhe mua. As nuk mund t’i besoja disa nga fotot që nuk më pëlqyen.”
Nicki Minaj regrets her plastic surgery: ‘I was fine just the way I was’ https://t.co/ubwBgEPgUp pic.twitter.com/gfRv4rX9g0
— Page Six (@PageSix) November 10, 2023
Minaj foli për arsyen e operacionit plastik.
“Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha prapanicë të sheshtë… të kisha gjoks që nuk rrinte aq lart. Ishin shumë gjëra”, tha ajo.
Reperja 40-vjeçare shtoi se dikur shmangte shikimin e fotove të vjetra të saj, pasi nuk ishte asnjëherë e kënaqur me pamjen e saj. Por tani qëndrimi i saj ka ndryshuar.