MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Partizani ndalet në Gjirokastër, afrohet Kukësi

23.12.2018 - 15:41

Partizani përsëri është ndalur në kampionat, barazimi i tretë radhazi për të kuqtë, teksa sot janë ndarë 1-1 përballë Luftëtarit në Gjirokastër. Ndërkohë, Kukësi ka bërë detyrën kundër Kastriotit, duke fituar 2-0 dhe tashmë verilindorët janë 3 pikë larg kreut.

Ishin ndeshjet e fundit për këtë vit, që përkojnë edhe me fundin e pjesës së parë të sezonit. Esat Mala ishte protagonist në këtë takim, teksa arrin të shënojë një mjaft të bukur dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë bluzinjtë arritën të reagonin dhe pas një topi të larguar jo mirë nga Atanda, u vu në kontroll të topit Maldin Ymeraj dhe mes tre mbrojtësve përparoi dhe shënoi.

Pak minuta më vonë pati një përplasje të Alban Hoxhës me Ymerajn dhe kapiteni i të kuqve la fushën e lojë si i dëmtuar. Edhe Ramadani u dëmtua dhe përfundoi në spital, sikurse portieri i Partizanit. Loja vijoi e luftuar dhe në minutat shtesë Rapo kishte mundësinë e artë të shënonte, por i vetëm me Xhikën gaboi.

LUFTËTARI – PARTIZANI    1-1

Ymeraj 55′ / Mala 36′

Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani (Açka 60′), Aleksi, Rroca, Ymeraj (Dunga 85′), Milosavljev (Rapo 49′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda (Bitri 59′), Trashi, Hila, Kote, Mensah (Hebaj 55′), Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Ramadani 28′, Ruçi 80′ / Mensah 28′, Mala 74′, Bardhi 81′

Kukësi nuk hasi shumë vështirësi ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Skuadra verilindore fitoi me dy gola që u shënuan në pjesën e parë. Vesel Limaj dhe sulmuesi mozambikas Rexhinaldo ishin ata që vunë emrin në listën e shënuesve.

Pjesa e dytë e takimit nuk pati shumë volum me Kukësin që mbajti kontrollin e topit dhe krutanët, që u treguan të pafuqishëm për të rrezikuar portën e Frashërit.

KUKËSI – KASTRIOTI     2-0

Limaj 2′, Rexhinaldo 35′

Kukësi: Frashëri, Maliki (Rrumbullaku 57′), Qaqi, Shameti, Krasniqi, Uilliam, Limaj, Shkodra, Ethemi (Kalaja 61′), Çyrbja, Rexhinaldo (Shpehar 63′). Trajner: Armando Cungu.

Kastrioti: Puja, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Ymeraj (Vatnikaj 73′), Shehu (Caca 56′), Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Melis Dervishi, Rejdi Zajimi, Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Maliki 32′ / Çela 34′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 18

Teuta-Laçi, barazimi kënaq rivalët

Kategoria Superiore, Java 18

Tirana shënon në fund, mposht Flamurtarin

Kategoria Superiore, Java 18

Skënderbeu në krizë, e mposht edhe Kamza