Teksa u pyet nga gazetari se a ka pasur moment dobësie në karrierën e tij, aktori tregoi se ndonjë herë ka menduar të mos merret me art por me punë që paguhen më shumë, ndërsa tha që deri më tani çdo sukses në karrierën e tij e ka arritur hap pas hapi.
“Dua të jem i saktë në termin që do përdor. Ndonjëherë jeta të sjell disa variante, disa njohje ku ti thua ‘Ta bëj këtë punë çfarë merrem me art? Çfarë do të më sjellë arti?’ Disa mënyra pasurimi të shpejta që i kam menduar por nuk i kam bërë kurrë në jetën time. ‘Step by step’ më mirë gjërat që i kam arritur deri më sot me hapa të vogla. Rëndësia e hapave të vogla në jetë është shumë e madhe. Ndodh që mund të bësh një hap të madh dhe e gjithë periudha nga fillimi dhe deri atje me hapin e madh i gjithë ky vakumi në mes mund edhe të të tërheqë pas dhe të të kthejë aty ku u nise.”– tha Besi.
Nga ana tjetër Besi tha se përvecc asaj profesionale edhe në jetën personale ka pasur momente dobësie, duke treguar se dhimja dhe momentet jo të mira të bëjnë të ditur dhe shumë të fortë, pasi sipas tij një person nuk mund të ngrihet pa u rrëzuar.
“Secili prej nesh ka kaluar momentet e veta dobësie. Dhimbja të bën të ditur edhe gjëja më e rëndësishme në jetë është kur të gjitha këto momente të bëjnë më të fortë dhe ndikojnë për mirë tek ty sepse nuk mund të ngrihesh pa qenë i rrëzuar. Na duhet të kemi ndonjëherë një shkundje edhe unë historikisht e kam pasur problem shumë të madh ‘comfort zone’-in prandaj Besi ka bërë aktorin, futbollistin, këngëtarin, prezantuesin, biznesin. Në jetë duhet të provosh.”– tregoi aktori.