MENU
klinika

Dy raste mashtrimi

Chiara Ferragni përfundon në Prokurori!

21.12.2023 - 10:30

Prokuroria e Milanos ka hapur një dosje për Chiara Ferragni-n pasi u zbulua mashtrimi i saj me panetonen “Balocco”.

Ankesa është paraqitur nga shoqata për të drejtave të përdoruesve dhe konsumatorëve “Codacons” dhe shoqata për solidaritetin social dhe mbrojtjen e të drejtave civile “Assourt”.

Në këtë moment dosja është pa hipotezë krimi dhe pa të dyshuar dhe çdo hetim do t’i besohet Policisë Financiare.

Sipas “Codacons”, klientët që kanë blerë panetonen me një çmim prej rreth 9 eurosh kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të parave të paguara.

Deri tani, nuk ka asnjë ankesë në lidhje me mashtrimin tjetër në lidhje me shitjen e vezëve të Pashkëve të sponsorizuara më parë nga sipërmarrësja.

Ndërkohë, në këshillin e qytetit në Milano, kreu i grupit të “Fratelli d’Italia”, Riccardo Truppo njoftoi një mocion për të kërkuar tërheqjen e meritës qytetare të “Ambrogino d’Oro” (nderimi më i lartë që i bëhet dikujt nga Bashkia e Milanos për aktivitetet e bamirësisë), dhënë në vitin 2020 çiftit Fedez-Ferragni.

Ata u nderuan me këtë titull në dhjetor 2020, pas mbledhjes së fondeve prej 4 milionë eurosh për të zgjeruar njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “San Raffaele”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leo do të ketë një motër ose vëlla

Chiara Ferragni dhe Fedez, prindër për herë të dytë