Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna që ka nisur për të restaurimin e Kalasë panoramike të Pogradecit.
Rama shprehet se kjo Kala daton si vendbanim që në shek V-IV para Krishtit, e që shumë shpejt do të duket si një destinacion i së ardhmes.
Me rrjetëzimin e plotë të Kalasë, bashkë me Muzeun e Palafiteve dhe lagjet historike do të jenë qendrat më të vizituara nga vendasit dhe të huajt.
Një muze me objektet arkeologjike të gjetura do të ekspozohen për turistët si dhe një shtëpi etnografike dhe kështu vizitorët do të kenë një mundësi më shumë për të parë dhe njohur historinë e një qyteti kaq të lashtë.
Projekti i cili financohet me fondet e BE ka në vetvete ngritjen e një muzeu arkeologjik, zbulimin e mureve të kalasë dhe rehabilitimin e rrugës drejt këtij destinacioni të ri turistik e arkeologjik.