MENU
klinika

Provë e “zjarrtë” ndaj Fiorentinës

Shansi i Asllanit, Inzaghi i beson “çelësat” e mesfushës

17.01.2024 - 16:54

Ky është një sezon ndryshe për Asllanin. Paraqitjet fantastike me ekipin përfaqësues patën një ndikim të madh edhe tek Inter, pasi mesfushori fitoi më shumë besim, rrjedhimisht edhe trajneri Inzaghi i besoi më shumë minuta. Sigurisht vetëm kaq nuk mjafton, drejtuesit e klubit zikaltër presin më shumë nga mesfushori shqiptar, gjithashtu edhe vetë Asllani pret më shumë nga klubi.

Ndaj Monza-s, Asllani u aktivizua në minutën e 62-të duke marrë vendin e Calhanoglu, ndërsa në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Fiorentinës, pritet ta nis nga minuta e parë.

Regjisori turk ka plotësuar numrin e kartonëve, nuk do të jetë në fushë, ndërsa sipas mediave italiane vendin e tij do ta marrë Asllani. Kjo është një tjetër provë e fortë për Asllanin për të vërtetuar se është gati për të marrë çelësat e mesfushës.