Xherdan Shaqiri nuk ndalet së shënuari me Liverpool në Premier League, teksa sot “firmosi” golin e gjashtë, në fitoren 4-0 që ekipi i tij arriti ndaj Neëcastle. Ndërkohë, Manchester City humb përsëri, kësaj radhe në transfertë, Leicester e mposhti 2-1. Fitore me “pesë yje”, për Tottenham, që merr vendin e dytë, ndërsa United bind sërish me Solskjaer.
Ishte Lovren ai që gjeti golin e parë për Liverpool, kur po regjistrohej minuta e 11-të. Kroati ndëshkoi miqtë me një gjuajtje nga distanca. Kaq për pjesën e parë, teksa edhe tifozët mbështesin fuqishëm skuadrën.
Me të nisur e dyta, ka penallti për vendasit dhe Salah shënon golin e dytë, duke future në “kasafortë” fitoren. Ishte goli i 12-të i Salah, duke barazuar Aubameyang dhe Kane në krye të shënuesve më të mirë.
Në të dytën Liverpool nuk e ul aspak ritmin. Dhe për të hipotekuar fitoren mendon përsëri Shaqiri, i cili në minutën e 79-të con shifrat në 3-0. Goli i Fabinhos vulos 4-0, ndërsa Liverpool në krye shkon në +6 pikë nga Tottenham dhe + 7 pikë nga City.
Ndërkohë, City nuk është se e nisi keq takimin e vet. Bernardo Silva kaloi “Qytetarët” në avantazh kur po regjistrohej minuta e 14-të. Por 5 minuta më pas Albrighton për Leicester barazon shifrat.
Në fund, teksa City po kërkonte golin e avantazhit, janë vendasit ata që shënojnë. Ricardo Pereira në minutën e 81-të shënon golin e avantazhit, duke u dhënë fitoren të tijve, që pasi kishin mundur Chelsean në Londër, fitojnë edhe ndaj kampionëve në fuqi.
Dy ndeshje, dy fitore për Solskjaer në krye të Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë fituar 3-0 në shtëpi ndaj Huddersfield, duke lënë pas kështu largimin e Mourinhos. Matic në pjesën e parë dhe Pogba dy herë në të dytën “blindojnë” vendin e 6-të, me shpresën që Arsenal e Chelsea të gabojnë.
Fitore bindëse 5-0 në shtëpi për Tottenham ndaj Bournemouth. “Spurs” shënuan 3 gola në pjesën e parë, duke e bërë pjesën e dytë një shëtitje, aty ku Harry Kane vulos gjithcka, duke shënuar golin e 12-të, sa Salah dhe Aubameyang. Son shënon golin e pestë.