MENU
klinika

Tragjedia

Përleshje në Milano, vdes tifozi i Interit

27.12.2018 - 11:57

Supersfida e mbrëmjes së djeshme mes Interit dhe Napolit ka përfunduar me një tragjedi për një tifoz zikaltër, i cili humbi jetën në spitalin e San Carlo të Milanos.

Tifozi 35-vjeçar u dërgua në spital në gjendje të rëndë, si shkak i përleshjes me tifozët e Napolit. Ai ishte viktimë e një prite nga rivalët. Një furgon me tifozë të Napoli ka mbetur i bllokuar nga sulmi i tifozëve zikaltër me shkopinj dhe zinxhirë. Personat në makinë kanë zbritur dhe ka nisur përleshja.

I plagosuri me thikë u nis menjëherë me makinë në spital, por mjekët, megjithë ndërhyrjen e shpejtë, nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. Ky është përfundimi i trishtuar i ndeshjes nga incidentet që kanë ndodhur mbrëmë para lojës.

Vdekja e tifozit të Interit është më e rënda e një nate të përgjakshme. Katër të tjerë janë goditur me thikë dhe njëri prej tyre, 43 vjeç, është transportuar në spitalin e Sacco me plagë në bark.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN