MENU
klinika

Kampioni i botës

Joshua: Vetëm një budalla më refuzon mua

27.12.2018 - 15:56

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO vazhdon të këmbëngulë në një duel ndaj kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni, amerikanit Deontay Wilder.

Një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote në një person dhe që do të zhvillohej në Londër më 13 prill (stadiumi “Wembley”).

Të gjithë ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, të duelojmë për të bashkuar titujt kampionë. Fury nuk do të jetë kurrë gati kaq shpejt për revanshin, pasi vjen nga një pushim i gjatë dhe nuk është në formë. Ndaj ftoj Wilder të ngjitet në ring dhe të duelojë me mua. Unë jam gati për këtë sfidë, nuk dua asnjë rival tjetër për 13 prillin veç tij”, – u shpreh Joshua.

Më tej, britaniku tha: “Unë e kuptoj që Ëilder është zënë ngushtë nga Fury, ndaj ka pezulluar bisedimet me mua, por është koha që ai të ndryshojë kurs. Unë i ofroj 2 duele, parà dhe mundësinë që të përballet për titujt kampionë bote.

Vetëm një budalla do të refuzonte kushtet e mia”, – u shpreh Anthony Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në karrierë. Joshua është në kulmin e formës dhe kërkon që këtë ta shfrytëzojë më së miri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit