MENU
klinika

Eventi më i rëndësishëm i së dielës

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl!

12.02.2024 - 14:05

U desh të kalohej në minuta shtesë, por Kansas City Chefs e fituan Super Bowl 2024 përballë San Francisco 49ers me rezultatin 25-22.

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl

Getty Images

Ndeshja që u mbajt në stadiumin “Allegiant” në Las Vegas, ishte eventi më i rëndësishëm i së dielës dhe kjo u vërtetua po ashtu nga pjesëmarrja e shumë personazheve publikë që gjendeshin në shkallët e stadiumit. Nga Taylor Swift te Beyoncé, e diela e 11 shkurtit u mbush me kaq shumë ngjarje.

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl

Getty Images

Mediat u pushtuan nga fotot e Taylor Swift dhe miqve e familjes së Travis Kelce, të cilët festuan fitoren. Puthja pas fitores mes çiftit më të përfolur të momentit ishte gjithashtu një moment viral. Ndërsa mediat nuk lanë pa komentuar asgjë që lidhej me Taylor Swift, duke nisur nga bizhuteritë e shtrenjta dhe veshja me vlerë mbi 50.000 dollarë, e deri të mimikat që shkëmbeu me Blake Livley.

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl

Justin Bieber, Beyoncé, familja Kardashian dhe Kanye West, ishin po ashtu të pranishëm në shkallët e stadiumit, mes shumë personazheve publikë.

Performanca e Usher, e cila u konsiderua spektakolare nga mediat, ndezi atmosferën në pushimin ndeshjes. Të ftuar në “Half Time Show” krah artistit fitues të disa Grammy, ishin: Alicia Keys, Ludacris, Lil Jon, H.E.R, will.i.am., etj. Disa nga këngët që u perfomuan ishin: “Caught Up”, “Confessions”, “Yeah!” dhe “OMG.”

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl

Getty Images

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl

Getty Images

Alicia Keys performoi e vetme: “If I Ain’t Got You” dhe më pas “My Boo” me Usher. Një nga momentet më të komentuara të performancës ishte kur këngëtari hoqi bluzën e tij për të kënduar: “U Got it Bad”.

Ja çfarë ndodhi në Super Bowl

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lopez e Shakira ndezin finalen

Dy yjet e muzikës në finalen Super Bowl

Çfarë i bëri bashkë divat e muzikës?

Jennifer Lopez dhe Shakira bashkë në një event

Edhe pse në një stadium gjysmë bosh...

14 minuta performancë/ The Weeknd na befasoi sërish!