MENU
klinika

Gjendet pasuesi

Përfundon shpejt aventura e Gattusos, Marseille vendos të largojë italianin!

19.02.2024 - 14:37

Gennaro Gattuso nuk do jetë më trajner i Olimpic Marseille. Klubi francez ka vendosur të shkarkojë italianin pas humbjes 1-0 që pësuan të dielën mbrëma kundër Brestit.

Zgjat kështu më pak se 5 muaj aventura për ish-futbollistin e Milanit, i cili ka haur shumë vështirësi në karrierën si trajner. Ndërkohë Marseille po shikon disa opsione për ta zëvendësuar ku përveç Galtier, ish-trajnerit të Paris SG, më favorit është Jean-Louis Gasset.

Marseille pas 22 javësh kampionat në Ligue 1 pozicionohet në vendin e 9 me 30 pikë.