MENU
klinika

Historia e Asamoah Gyan

Dikur yll dhe milioner, sot me vetëm 660 euro

28.12.2018 - 20:34

Asamoah Gyan ka hyrë në historinë e futbollit afrikan përgjithmonë dhe shihet si hero në Gana, ku falë 51 golave të tij në 106 ndeshje me përfaqësuesen, arriti ta kualifikonte atë në turnetë më të rëndësishëm botërorë.

Por tani futbollisti, i cili përfitonte deri në 250 mijë euro në javë, ka mbetur pa para. Lojtari luajti që nga viti 2003 me klube të njohura në Europë, duke filluar nga Udinese, për të vazhduar me Rennes, e Sunderland, para se në 2012 të kalonte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku me Al Ayn përfitoi 220 mijë euro në javë.

Kjo rrogë shkoi në 1 milion euro në muaj kur në vitet 2016-2017 ai luajti në Kinë me Shanghai SIPG. Por që nga kalimi i tij në Turqi në vitin 2017 te Kaiserspor, situata është përkeqësuar për 33-vjeçarin.

Siç ka treguar vetë, ai tashmë nuk ka më para, pasi i ka shpenzuar, ndërsa nuk ka marrë as rrogën nga klubi. “Më kanë mbetur vetëm 660 euro në llogari”, – deklaroi futbollisti pak ditë më parë, duke bërë publike edhe të dhënat e llogarisë së tij bankare në Gana.

Përveç shpenzimeve të çmendura që ka bërë futbollisti, një telash më i madh financiar i ka ardhur edhe nga lufta me ish-bashkëshorten e tij, Gifti. Kjo e fundit i ka marrë një pjesë të pasurisë pas divorcit që u finalizua në vitin 2013.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bregu i Fildishtë, te Champions

Didier Drogba, afrikani me më shumë trofe