Diplomati Agim Nesho, ka folur në lidhje me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e Rusisë në Europë e Ballkan.
Në një intervistë televizive, ai theksoi se Rusia pretendon të ndaj zonat e influencës me Evropën.
Mes tjerash ai nënvizoi se Rusia mund të ndikojë tek vendet baltike, Europë, por dhe tek Ballkani Perëndimor.
Mes tjerash shtoi se Rusia përdor strategji për të krijuar perandorinë e saj të re, të ashtëquajtur doktrinë të hapësirës ruse.
“Europa me të drejtë ka frikë për arsye se oreksi i Rusisë që tani hapur tregon pretendimet për të ndarë zonat e influencës me Europën, Nuk do përfundoj në Ukrainë, por do të fillojë me vendet e tjera siç janë vendet baltike, Veriu i Europës ose Ballkani Perëndimor. Është një strategji e madhe e Rusisë për të krijuar perandorinë e re të saj që vazhdon të aplikohet, të zgjidhet në të ashtquajturën doktrinë të hapësirës ruse”-tha ai.