Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sjellë në vëmendje në 21-vjetorin e vdekjes, vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç.
On this day, 21 years ago, Zoran Djindjic was assassinated. This is the price he paid for having a pro-Western and pro-reform stance, which included Milosevic’s going to The Hague. The threats to the lives of those who challenge authoritarian power still persist.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2024
Në një reagim në “X”, Kurti shkruan se ky është çmimi që ai ka paguar për qëndrimet e tij pro-perëndimore dhe pro-reformave, që çuan edhe Millosheviçin në Hagë.
Kryeministri Kurti ka thënë se kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin në Serbi, vazhdojnë ende.
“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviçit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, ka shkruar Kurti.