MENU
klinika

Legjenda e Formula 1

“Bild”: Si jeton sot Schumacher…

30.12.2018 - 13:11

Prestigjozja gjermane “Bild” i ka kushtuar një special sot kampionit të Formula 1, Michael Schumacher. Një ekip i specializuar prej 10 vetësh, të gjithë ekspertë të rehabilitimit, mes të cilëve fizioterapistë, infermierë dhe shoqërues, të cilët ndihmojnë familjen Schumacher për të asistuar Michael drejt rikuperimit, 5 vjet pas aksidentit me ski.

Ka qenë ky informacioni që ka dhënë sot e përditshmja gjermane “Bild”, në një speciale për 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, që pas pak ditësh do të festojë 50-vjetorin e lindjes.

Sipas “Bild”, zyra e vjetër e Michael është kthyer në një dhomë spitali, e përshtatur më së miri me kushtet aktuale të ish-pilotit gjerman.

Çdo gjë është përshtatur në mënyrë që shërimi i Schumacher të jetë sa më i kujdesshëm dhe sa më i shpejtë. Mes kurave është edhe “muzika” e motorit të makinës që piloti ka patur kur ishte aktiv”, – shkruan “Bild”.

Megjithatë, kur bëhet fjalë se cila është gjendja e sotme e Schumacher, enigma sërish qëndron. “Nuk ka asnjë informacion të saktë. Por ka një motiv përse familja e mban të mbyllur pilotin, ndërkohë që kanë kaluar 5 vite nga aksidenti dhe fansat e tij nuk dinë ende asgjë në lidhje me rikuperimin e tij”, – shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit