Rey Manaj, “bomberi” kuqezi, po kalon një moment magjik në futbollin turk, teksa po garon me yje si Icardi dhe Dzeko për trofeun e “Këpucës së Artë”. Në një intervistë për faqen zyrtare të Superligës turke, Manaj rrëfeu fillimit e tij, por dhe dështimin në Angli, kur ishte pjesë e Watford:
“Unë fillova të luaj futboll në rrugë kur isha fëmijë në vitet 2002-2003. Në atë kohë, Ronaldo fenomeni ishte në nivelin e tij më të lartë. Unë nuk e njihja shumë mirë, por nuk shkoja te berberi pasi mami më priste flokët si Ronaldo fenomeni.
Dështimi në Angli? Nuk është se kisha vështirësi për nivelin e futbollit atje se nuk u mësova dot, por ishte pjesa e të mësuarit me këtë futboll. Vija nga një stërvitje ku njëherë në javë do të shkoje në palestër, ndërsa në Angli bëhej palestër çdo ditë. Më pas erdhi dëmtimi im. Ishte pak e vështirë pasi nuk isha mësuar me atë lloj stërvitje”, u shpreh sulmuesi kuqezi.