MENU
klinika

'O Zot i madh, kjo mbrojtje e Atalantës'

Jurgen Klopp shpjegon humbjen në Europa League

12.04.2024 - 12:49

Mbrëmja e djeshme mund të jetë e fundit Evropiane me Liverpoolin për Jurgen Klopp. Skuadra e tij humbi 0-3 kundër Atalantës në “Anflied” dhe do ketë një detyrë shumë të vështirë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Europa League në Bergamo.

Pas ndeshjes për mediet foli Jurgen Klopp. Trajneri i të kuqve tha se italianët mbrohen mirë dhe u kanë hapur vështirësi të gjitha ekipeve.

“Atalanta po u shkakton shumë skuadrave probleme me mënyrën sesi mbrohen. Oh Zoti i madh, një ndeshje shumë e keqe sot, ishim kudo dhe askund. Ndoshta e kam gabim, por e vetmja mënyrë sesi Atalanta dilte përpara ishte fitimi i topit dhe prej andej niste aksione.

Duhet shumë disiplinë taktike për të bërë atë që bëri Atalanta. Kjo është arsyeja se pse ata fituan ndeshjen, thjesht kishin dëshirën e madhe për të fituar topin. Ata u mbrojtën dhe ne nuk u përpoqëm shumë për të luajtur, vuajtëm shumë nga mënyra sesi ata mbroheshin.

Do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen atje. Të fitojmë 3-0? Nuk kam asnjë ide tani, nuk është koha për të hapur gojën dhe për t’u thënë atyre se çfarë mund t’i bëjmë ne atje”, tha mes të tjerash Klopp.

Kujtojmë se në fundin e sezonit trajneri gjerman do largohet nga stoli i Liverpool.